Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca në një dalje për mediat nga GJKKO pohoi se si mbrojtës ligjor i kryebashkiakut, ende nuk i është vënë në dispozicion të tij.
Ai tha se ka një nxitim për këtë çështje nga ana e gjykatës, ndërsa shtoi se prokurori Ols Dado kishte një reagim emocional në sallën e gjyqit sot, që nuk janë në përputhje me rolin e tij.
Ndreca tha se Veliaj nuk është paraqitur në seancë se po njihet me dosjen dhe po e lexon.
“Kishte një reagim emocional, që nuk janë në përputhje me rolin e prokurorit. Ka një proces, ku ka humbur një shkallë gjykimi duke mos i dhënë zotit Veliaj që të mbrohet. Por se kuptoj se gjithë ky nxitim! Nuk i është dhënë e drejta zotit Veliaj. Një avokat i sëmurë kërkoi që të shtyhej seanca. Lidhja e prokurorit me çështjen e Veliajt, është emocionale. Ne do të kemi një ekip ekspertësh jo vetëm avokatësh. Prokuroria ka pasur të gjitha burimet në dispozicion për të ndërtuar këtë çështje. Unë nuk e kam lexuar dosjen. As mua si mbrojtës nuk më është vënë në dispozicion dosja. Veliaj po e lexon dosjen me ritëm të lartë është gati të mbrojë çështjen dhe vetë, ka një gjendje të admirueshme. Kemi kërkesën që seancat të bëhen live. De facto Veliaj është i pezulluar nga detyra për shkak të masës së sigurisë. Veliaj është i vendosur të nxjerrë të vërtetën para qytetarëve që e kanë votuar për 3 mandate. Në seancë nuk ka qenë i pranishëm se sepse nuk është njohur me të gjithë dosje që është shumë voluminoze, po lexon deri në 200- 300 faqe në ditë. Nxitimi po bëhet që procesi të mos jetë i rregullt.”, tha ai.
