Ylber Ramadani mund të ndërrojë mjedis, duke u larguar nga Lecce. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka tërhequr vëmendjen e Torinos, me këta të fundit që po monitorojnë nga afër situatën e tij për një transferim të mundshëm në merkaton e ardhshme.
Sipas raportimeve, drejtuesit e Torinos e shohin Ramadanin si një përforcim ideal për mesfushën, falë forcës fizike, disiplinës taktike dhe eksperiencës që ka mbi supe.
Transferimi i tij nga Lecce te Torino mund të kryhet për 6-8 milionë euro. Megjithatë, ende nuk ka një ofertë zyrtare, ndërsa mbetet për t’u parë nëse negociatat do të konkretizohen në javët në vijim.
Ramadani konsiderohet një nga elementët kyç të Kombëtares dhe një transferim te Torino do të ishte i mirëpritur në karrierën e tij.
