Ernest Muçi u largua përpara kohe nga grumbullimi i kombëtares për shkak të një lëndimi. Sulmuesi kuqezi u kthye në klubin e tij te Trabzonspor për rikuperimin, ndërsa tifozët në ishin në ankth për prezencën e tij në ndeshjen ndaj Galatasaray.

Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi për Muçin, i cili sipas mediave turke, mori pjesë në seancën stërvitore të drejtuar nga Fatih Tekke. Kujtojmë që deri më tani, lojtari i kombëtares ka dhuruar paraqitje të mira. Ai numëron 10 gola dhe 3 asiste me Trabzonspor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb