Kryeministrit Edi Rama ka zhvilluar një takim me të reja e të rinj studentë, për ecurinë e procesin e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kryeministri theksoi se, ndonëse shumë qytetarë ndihen sikur Shqipëria është tashmë pjesë e Europës për shkak të lëvizjes së lirë, realiteti është ndryshe. Ai nënvizoi se procesi i integrimit është kompleks dhe se vendi ende nuk gëzon përfitimet e plota të anëtarësimit në BE.
“Vetëm 27 djem shumica vajza. Besoj shumë në to dhe është evidente që nëse do të ketë shpëtim njerëzimi do të vijë nga gratë dhe vajzat. Më vjen mirë që jemi këtu për të diskutuar për një temë që flitet përditë por që është larg. Shumëkujt i duket sikur jemi në Europë sa kohë mund të lëvizim lirisht, të tjerat janë gjëra që nuk kanë lidhje me qytetarët por procesi është i tillë që sa më shumë ta ndjekësh aq më shumë mëson që jemi një vend që nuk jemi në BE. Ju si studentë mund të studioni jashtë por kur kaloni kufirin jeni të huaj. Jeni studentë të huaj e si të tillë trajtoheni ndryshe, jo me të njëjtat kushte, paguani shumë më shumë. Nëse do të jemi në BE kjo do të ndryshojë dhe do të jeni në Varshavë si në Tiranë.
Ju nuk jeni të huaj në një vend të huaj. Ju mund të kërkoni punë në çdo qytet të Europës. Askush nuk jush eh në ato qytete dhe t’u thotë; po nga je ti? Se këtu është BE. Shqipëria nuk është. Kjo është një përpjekje që ka kuptim dhe impakt të drejtpërdrejtë për secilin prej jush. Shqipërisë nuk i ka buzëqeshur asnjëherë fati për këtë çështje”, tha ai.
