Aktivisti i njohur Genc Sejko, në një lidhje me “Oponencë”, u shpreh se ka zgjedhur të jetojë jashtë, edhe pse kthehet herë pas here të jetë prezent në protestat e organizuara në Tiranë.

I pyetur nga moderatorja Anduena Llabani, Sejko tha se për shkak të aktivizimit në protesta, është  proceduar 2 herë penalisht, herën e fundit si organizator gjatë pandemisë kur u vra Klodian Rasha.

Por sipas tij, ja vlen të protestosh edhe pse aktualisht në Shqipëri mungojnë kauzat.

“Ka një kosto protestuesi, por duhet dhe një kuazë dhe fatkeqësisht kjo mungon në Shqipëri. Mua më duket nganjëherë kur e shoh realitetin në Shqipër, sikur na ka marrë peng edhe qeveria edhe opozita.

Njëra palë na thotë ose ne ose rrini me këta që keni, ose pala tjetër thotë ose na votoni ne ose rrini me Ramën,

Populli shqiptar nuk ja ka borxh, sidomos opozitës shqiptare”, tha Sejko.

Genc Sejko: ja vlen gjithmonë të protestosh, pavarëisht numrit dhe kauzave. Por abuzohet me shumë nga protestuesit. Nuk kam ambicie politike, do të jap kontributin tim nga jashtë, por kam zgjedhur të jetoj jashtë sepse këtu kam ndërtuar jetën time.

Unë jam proceduar 2 herë penalisht në Shqipëri, herën e fundit si organizator gjatë pandemisë kur u vra Klodian Rasha.

Ka një kosto protestuesi, por duhet dhe një kuazë dhe fatkeqësisht kjo mungon në Shqipëri. Mua më duket nganjëherë kur e shoh realitetin në Shqipër, sikur na ka marrë peng edhe qeveria edhe opozita.

Njëra palë na thotë ose ne ose rrini me këta që keni, ose pala tjetër thotë ose na votoni ne ose rrini me Ramën,

Populli shqiptar nuk ja ka borxh, sidomos opozitës shqiptare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb