Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, i ftuar në “Oponencë” e cilësoi konfliktin në Lindjen e Mesme si përplasje të 3 regjimeve teologjike, mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së.
Sipas tij, zgjedhja e Pakistanit si negociator të marrëveshjes mes Iranit e SHBA-së, ishte zgjedhje strategjike nga ana e Teheranit.
“Pakistani është vend islamik njësoj si Irani, dhe është lënë në rolin e negociatorit si solidaritet mes myslimanëve.
Por dhe në aspektin gjeopolitik të vetin sepse Pakistani ka një marrëveshje mbrojtje me Arabinë Saudite pra në rast se Arabia Saudite hyn në luftë kundër Iranit, dhe Pakistani duhet të jetë në krah të saj.
Por duke e lënë Pakistanin të bëjë ndërmjetësin ai nuk mund ta sulmojë nesër Iranin. Kina dhe Rusia kanë qenë garantuese të marrëveshjes që ta pranonte Irani”, tha Goxhaj.
Dritan Goxhaj: Në Lindjen e Mesme po përplasen 3 regjime teologjike, të Iranit, Izraelit dhe SHBA.
Negociatori kryesor mes SHBAdhe Iranit ka qenë Pakistani. Irani ka luajtur në mënyrë strategjike, Pakistani është vend islamik njësoj si Irani, dhe është lënë në rolin e negociatorit si solidaritet mes myslimanëve.
Por dhe në aspektin gjeopolitik të vetin sepse Pakistani ka një marrëveshje mbrojtje me Arabinë Saudite pra në rast se Arabia Saudite hyn në luftë kundër Iranit, dhe Pakistani duhet të jetë në krah të saj. Por duke e lënë Pakistanin të bëjë ndërmjetësin ai nuk mund ta sulmojë nesër Iranin. Kina dhe Rusia kanë qenë garantuese të marrëveshjes që ta pranonte Irani.
Dhe kjo ka patur kosto për të dyja shtetet. Pasi në Këshillin e Sigurimit të OKB ata vendosën veton për një rezolutë të propozuar nga Bahrein dhe SHBA që të hapej Ngushtica e Hormuzit me forca ushtarake, me vendim të KS. Dhe kjo ka kosto në raportet e tyre me SHBA.
