Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Prindërve me Fëmijë me Autizëm, Englantina Bajrami, e ftuar në “News24 Fundjavë”, me Megi Latifin, ka ngritur shqetësime për nivelin aktual të mbështetjes financiare që u ofrohet familjeve me fëmijë me autizëm në Shqipëri.

Sipas saj, pagesa e kempit aktualisht varion nga rreth 7 mijë deri në 13,700 lekë të reja në muaj, në varësi të vlerësimit dhe shkallës së vështirësisë së rastit. Bajrami thekson se këto shuma janë të pamjaftueshme për të përballuar kostot reale të trajtimeve dhe kujdesit të specializuar.

Megjithatë, Bajrami thekson se një hap pozitivë është hedhur me hapin e ndërmarrë për sigurimet shoqërore të ndihmësve familjarë, të cilëve tashmë u njihet edhe periudha si vite pune,

“Momentalisht pagesa është 7 mijë lekë të reja në muaj deri në 13.700 lekë. Kufirin e ndan vlerësimi në kategori dhe shkallët e vështirësisë.

Kërkesa që kemi vite që e bëjmë, është rritja e pagesës së kempit që familjet të kenë mundësi më të mëdha të bëjnë pagesat për trajtime që jo gjithmonë ofrohen në shtet.

Megjithatë është hedhur tashmë një hap pozitiv i rëndësishëm për sigurimet shoqërore të ndihmësve që janë zakonisht familjarë. Familjarit të paktën i njihet si vite pune. Por duhet të ngrihen tashmë institucione aftësimi, kemi 3 mijë persona që nëse aftësohen dhe punësohen do të bëhen taksa pagues nesër”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb