Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish në “Truth Social”, ndërsa po zhvillohen bisedime të nivelit të lartë midis delegacioneve amerikane dhe iraniane në Islamabad.

Ai përsërit pohimin e tij se SHBA-të kanë shkatërruar ushtrinë e Iranit, “duke përfshirë të gjithë Marinën dhe Forcën Ajrore të tyre dhe gjithçka tjetër”.

Po ashtu thekson se “ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti” dhe rithekson se anije cisternash bosh me naftë janë në rrugën e tyre drejt SHBA-së për t’u “ngarkuar”.

Sipas armëpushimit të kushtëzuar dyjavor me Iranin, Trump tha se kishte rënë dakord të “pezullonte bombardimet” nëse Teherani pranon të rihapë ngushticën.

Teherani në fakt e kishte bllokuar rrugën ujore pasi SHBA-të dhe Izraeli nisën sulmet ajrore në vend më 28 shkurt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: