Eksperti i çështjeve të sigurisë, Artan Rexhepi, duke folur për aksionin e prokurorisë në bashkëpunim me policinë, për goditjen e 3 Call Centerave në Tiranë, e quajti të nevojshme nisjen e hetimeve për përgjegjësinë e punonjësve të policisë së zonës.

Rexhepi tha se në rastin konkret, inspektori i krimeve të zonës duhet të hetohet minimumi për neglizhencë.

“Nëse në një zonë malore, kryeplaku shkon në burg nëse lulëzon kanabis, inspektori i krimeve të zonës duhet të hetohet për neglizhencë/

Call centerat bien në sy, shihen grupime njerëzish plus që po vijnë shumë të huaj”, tha eksperti Rexhepi.

Ndërsa gazetarja Klodiana Lala u shpreh se ajo që bie në sy është rekrutimi i të huajve që shërbejnë për ta bërë sa më të besueshme mashtrimin.

Artan Rexhepi: Duhet të nisë hetimi me policinë, inspektori I krimeve të zonës duhet të hetohet për neglizhencë.

Nëse në një zonë malore, kryeplaku shkon në burg nëse lulëzon kanabis, inspektori i krimeve të zonës duhet të hetohet për neglizhencë/

Call centerat bien në sy, shihen grupime njerëzish plus që po vijnë shumë të huaj.

Klodiana Lala: Në rastin e fundit, dje u arrestua në flagrancë një grua që rekrutonte shtetas të huaj. Tani po rekrutojnë shtetas nga vende të tjera që të mos lindin dyshime tek persoant që mashtrojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb