Sot zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel për kryebashkiakun e Tiranë, Erion Veliaj, në GJKKO.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit të kaluar. Seanca e fundit gjyqësore ndaj tij u mbajt më 3 prill, ku trupa gjykuese i dha dy javë kohë avokatit të tij për t’u njohur me dosjen hetimore.
Ndërkohë, në gjykatë kanë mbërritur edhe përfaqësuesit ligjorë dhe të pandehur të tjerë në çështje.
Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe qëndrimet e palëve në proces.
