Dhëndri i kreut të PD Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ishte sot në një lidhje live në “Oponencë” në News24 ku foli në lidhje me procesin “Partizani” dhe thirrjen e kryeministrit Edi Rama nga Gjykata e Posaçme si dëshmitar.

Malltezi u shpreh se pret që gjykata e Strasburgut të flasë në lidhje me “Partizanin” shumë shpejt, ndërsa shoti se ai ka tre çështje të hapura në këtë gjykatë, për të cilat pret qendrime.

“Çështjet tona janë në Strasburg. Fatmirësisht para 2 javësh gjykata e Strasburgut më dha të drejtë dhe tha që Shqipëria ka shkelur të drejtën e aksesit në gjykatë të Malltezit në procesin civil të shpifjes në procesin ndaj Taulant Balës.

Në Strasburg unë kam 3 çështje, Berisha ka dy, dhe po presin të shprehet. Kemi çuar dhe deklaratat publike të Ramës. Mund të ndodhë që më parë se të flasë Rama si dëshmitar, do të flasë Strasburgu”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb