Analisti Fatos Lubonja në një intervistë në “Kjo Javë” në News24, ndërsa foli për dosjen Partizani, tha se Berisha Rama duhet të ishim marrë të pandehur të dy.

Gjatë intervistës, Lubonja theksoi se u shpreh se pronarët duhet të ishin kompensuar.

“E vërteta është e qartë. Nëse do kishim një SPAK jo selektiv , duhet ë ishte që nëse për këtë rast duhet të hapi proces gjyqësor duhet t’i marrim të dy si të pandehur. Thirrja  e Ramës është një fasadë që ja e morëm dhe këtë…Pra në kuptimin e drejtësisë shoh mungesë drejtësie dhe jo një hap drejt të vërtetës. Më shumë  e shoh si showsepse nëse vërtet do merremi me këto krime që janë marrë prona publike për interesa priva. Rama ndoshta dhe Berisha mund të ishin me kohë përpara drejtësisë. Po ashtu edhe për Sazanin SPAK duhet të kishte hapur çështje, apo edhe teatri”, tha ai, duke shtuar: “Rama ka ndryshuar destinacionin, nuk është i pari se këtë ka bërë që në fillimet e veta si kryebashkiak. Këto janë politikat. Nga pikëpamja e akuzës ndaj Berishës, nëse i referohemi akuza e Ballës duhen akuzuar të dy palët për këto politikat që marrin pronën publike dhe ja japin. SPAK duhet të merrte si të pandehur edhe Ramën edhe Berishën si dy pjesë të një zinxhiri që bëhen këto grabitje të pronës publike. Pronarët duhet të ishin kompensuar”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: