Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në “Studio 24” u shpreh se Berisha po pengon ëndërrën e demokratëve të rinj, politikanë me vlera e qasje moderne, për të qenë në krye të PD.
Hitaj tha se Salianji ka treguar se në zonat që ka qenë drejtues, ka ditur të organizojë në terren.
“Ka qenë fitues dhe ka bashkuar disa faktorë që nuk bashkoheshin. Kavaja ka qenë ajo e fundit që i ka dhënë të drejtë dhe që ka treguar se mund të japë akoma dhe më shumë në PD. Por në situatën ku është PD, nuk ka vend për këtë gjeneratë moderne në PD”, u shpreh gazetari.
Arbër Hitaj: Pengimi që po i bën Salianjit është pikërisht kjo, të pengojë ëndëreën e tyre në PD, nuk do që në të ardhmen të kenë njerëz rebelë që të futen në garë dhe të marrin PD.
Salianji ka treguar, që tit hemi disa fjalë, në zonat që ka qenë drejtues, ka ditur të organizojë në terren, ka qenë fitues, ka bashkuar disa faktorë që nuk bashkoheshin. Kavaja ka qenë ajo e fundit që i ka dhënë të drejtë dhe që ka treguar se mund të japë akoma dhe më shumë në PD. Por në situatën ku është PD, nuk ka vend për këtë gjeneratë moderne në PD.
Ky është problemi, sepse tani doli ambicia e Salianjit, i prisht atë që është trashëgimia, Salianji i ka dalë jashtë llogarive. Është hera e parë që PD largon figurat e reja. Mes lëvizjes së Salianjit dhe qasjes së Berishës, unë zgjedh Salianjin 100 herë sepse nuk i bën asnjë dëm PD.
Politikan i ri me qasje moderne mund ti sjellë vetëm vlera PD. Por mesa duket kjo forcë politike nuk do.
