Zhvillime të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Mamaj, pjesë e bashkisë Tepelenë, ku dy persona mbetën të plagosur pas shpërthimit të një granate.
Burime nga spitali i Traumës në Tiranë bëjnë me dije se dy të plagosurit, Lisjen Shehu (34 vjeç) dhe Xhuljano Sala (28 vjeç), ndodhen aktualisht në gjendje të stabilizuar.
Sipas të njëjtave burime, pacientët po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm nga mjekët, ndërsa kanë pësuar dëmtime kryesisht në duar dhe në fytyrë si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse.
Ngjarja ndodhi në një kasolle ku dyshohet se mbaheshin lëndë plasëse, ndërsa rrethanat e plota të incidentit vijojnë të jenë nën hetim nga autoritetet përkatëse.
