Adri Mehmeti konsiderohet si një nga talentet më premtues të datëlindjes 2009. Mesfushori po shkëlqen me Nju Jork në MLS. Për këtë, disa klube nga Europa kanë dërguar skautët e tyre.

Real Madrid, Bajern Mynih dhe Lajpcig janë të interesuar për 17-vjeçarin. Lajpcig gëzon i pari të drejtën e blerjes së Mehmetit. Gjatë kësaj kohe, në monitorim të situatës shfaqen edhe Dortmund, PSG dhe Arsenal.

Mehmeti është titullar i padiskutueshëm me Nju Jork. Interesant është fakti se rreth dy vite më parë, SHBA e bindi për të lënë Shqipërinë e moshave.

Mesfushori i talentuar gëzon të drejtën, për të veshur sërish fanellën kuqezi. Vera pritet të sjellë zhvillime të reja për të.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb