Emisioni “TakFak” në News24, trajtoi këtë të mërkurë dramën sociale të familjes Kamberi nga Tirana, i cili 10 vjet më parë humbi paratë që dha për blerjen e një shtëpie.

Sic tregon për “TakFak”, Bardhyl Kamberi para 10 viteve punonte së bashku me Pëllumb Myrtollarin në ndërtim.

Bardhyli punonte punëtor i thjeshtë, ndërsa Pëllumbi punonte me klering duke përfituar nga ndërtimet apartamente.

Në këtë periudhë Bardhyli jetonte tek komplekset “Çabej” së bashku me familjen e tij, me bashkëshorten dhe dy djemtë.

Asokohe ai merr vendimin për të shitur apartamentin e tij në këtë kompleks dhe të blinte një garsoniere.

Këtë ide ja shprehu dhe shokut të tij dhe Pëllumbi sapo merr vesh lëvizjen që do bënte Bardhyli i thotë se ka disa apartamente në shitje.

Ranë dakord për çmimet dhe vendin dhe në prezencën e një noteri, Bardhyli i jep 14 mijë euro Pëllumbit paradhënie, nga 18 mijë euro, vlera totale e një hyrje në “Fresk”.

Shtëpia e parë e Bardhylit u shit menjëherë pas marrëveshjes me Pëllumbin.

Koha po kalonte dhe asgjë nuk po ndodhte. Ndërkohë familja Kamberi po jetonte në një shtëpi më qira.

Pëllumbi mbante me shpresa Bardhylin se për fare pak kohë shtëpia do të jetë gati.

Nga ana tjetër Bardhylit i kishin nisur krisjet e para në marrëdhënien me familjen e tij, pikërisht për këtë kapar për shtëpi dhe tanimë pa asnjë shtëpi të tyren.

Koha kalonte, por asnjë ndryshim, ndërkohë premtimet e Pëllumbit ishin më të mëdha.

Shpresat e familjes Kamberi sa vjen e zbehen. Erdhi koha e pandemisë dhe gjendja e zonjës së Bardhylit sa vjen dhe rëndohet moralisht.

Duke mos mjaftuar ky hall, gruaja e Bardhylit preket nga covid-19, dhe humb jetën.

Djemtë e Bardhylit e fajësojnë babain për situatën me kaparin për shtëpinë, derisa edhe ata e braktisën duke ikur jashtë vendit.

Bardhyli mbetet fillikat i vetëm duke e bërë të pamundur pagesën e qirasë së shtëpisë i vetëm. Gjendja e tij sa vjen e rëndohet moralisht dhe ekonomikisht deri aty sa e detyron atë të jetojë prej 4 vitesh në një rulo (autokamp).

Tani, çdo muaj Pëllumbi telefonon Bardhylin duke e mbajtur me shpresa se ato para një ditë do ja kthejë.

Sot Bardhyli i kërkon ato para vetëm sa për të blerë një rulo të re, pasi kjo që ai përdor është amortizuar dhe tepër e vogël.

Ruloja e tij është në tokën e një kushëririt të tij sot, pranë urës së Beshirit, Vaqarr.

Edhe sot e kësaj dite, djemtë e tij nuk bëhen akoma të gjallë për babain e tyre të vetmuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb