Pas intervistës me Bardhyl Kamberin, ekipi i “TakFak” shkoi në shtëpinë e Pëllumb Myrtollarit, së bashku me Bardhylin për të mësuar më shumë detaje për këtë konflikt 10-vjeçar mes tyre.
Por, në shtëpi gjejnë nënën e tij, e cila pranon se djali i saj Pëllumbi i ka marrë borxh Bardhylit. Madje ajo pranon që Bardhyli ka ardhur dy herë në banesën e tyre për këtë borxh.
E moshuara ndërsa pyetet nga gazetari, thotë se Pëllumbi nuk ndodhet në Shqipëri për momentin, por është në Greqi dhe mendohet të vijë brenda disa ditësh.
Por menjëherë pasi stafi i “TakFak” ia bef në banesën e Pëllumbit, ky i fundit merr në telefon Bardhylin.
Kjo telefonatë bëhet edhe në prani të kamerës së emisionit “TakFak”, ku Pëllumb Myrtollari pranon se i ka marrë Bardhylit, një shumë prej 14 mijë euro prej të paktën 10 vitesh dhe nga këto i ka kthyer vetëm 800 euro.
Ndërkohë që edhe vetë është i paqartë se sa para i ka kthyer.
Këtu fillon edhe përplasja e tij me Bardhylin, i cili nga ana e tij kërkon paratë, ndërkohë që si çdo borxhli, Pëllumbi i thotë që do t’i kthejë, por pa lënë një datë se kur do t’i kthejë këto para.
Në fund, Pëllumbi thotë se do të vijë për katër ditë në Shqipëri por nuk thotë nëse do të vijë me para me vete apo jo.
Ndërkohë që “TakFak” i thotë se do të vijnë sërish te ai, derisa shuma të shlyhet.
