Nazmi Gripshi po bën mjaft mirë me Rubin Kazan ku u transferua në merkaton e dimrit. Fantazisti i Kombëtares asistoi dje golin e vetëm të ndeshjes, që ekipi i tij fitoi në transfertën e Dinamos së Moskës.

Gripshi tregoi aftësinë e tij në minutën e 19-të. Siue nuk mund të gabonte, për të siguruar 3 pikët në javën 26 të kampionatit rus.

“Flashscore” e vlerësoi Gripshin si më të mirin e ndeshjes. “Sofascore” ndërkohë e konsideroi si më të mirin e Rubin Kazan për sfidën e djeshme.

28-vjeçari numëron tetë ndeshje në kampionatin rus. Deri tani është në kuotën e një goli dhe tre asistimeve.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: