Aksidenti  që ndodhi pasditen e sotme në Tunelin e Llogarasë, ku dy makina u përplasën “kokë më kokë”, blllokoi për 3 orë qarkullimin e automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se tashmë ka rinisur lëvizja në tunel, ndërsa të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rifillon qarkullimi në Tunelin e Llogarasë, i cili u bllokua përkohësisht pas një aksidenti mes dy automjeteve. Fatmirësisht, të përfshirët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, autoambulanca dhe forcat zjarrfikëse, duke bërë të mundur menaxhimin e situatës dhe rikthimin e shpejtë të qarkullimit”, shkruan ARRSH.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb