Pista e parë e hetimit ndaj atentatit të sotëm në Balldren të Lezhës, mendohet të jetë hakmarrja pasi Kreshnik Mujeci akuzohet pë vrasjen e Gegë Mhillaj në vitin 2016.
Por gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e ka shpallur të pafajshëm Jozef dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillaj, vendim i dhënë më 27 nëntor 2018.
Më pas, Gjykata e Apelit Shkodër më 6 nëntor 2019 ka vendosur të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë. Ndërsa, Gjykata e Lartë e ka kthyer për gjykim më 31 tetor 2024.
Pra, dy vëllezërit Mujeci dhe kushëriri i tyre, për vrasjen e Mhillajt nuk janë dënuar asnjëherë.
Policia e Lezhës njofton se atentati ndodhi rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta.
Gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin Kreshnik Mujeci 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.
