Në një intervistë në emisionin “Studio24” në News Ilda Zhulali, anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë, PD foli për mesazhin e zbuluar të ministrit shqiptar Ferit Hoxha, ku ai ka përdorur gjuhë përçmuese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke i quajtur “idiotë”.
Lidhur me këtë situatës, Zhulali tha se një situatë e tillë është e papranueshme, dhe se nga ana e ministrit Hoxha duhet të ketë një kërkim falje.
“Ferit Hoxha nuk mund ti shmanget. Ky është incidenti i dytë sepse incidentin e parë e ka shkaktuar ndaj ministres Donika Gërvalla. Procesi për integrimin u bllokua për shkak të zonjës Balluku. Zonja Gërvalla reagoi ndaj qëndrimit të zotit Rama për letrën e tij me presidentin Vuçiç lidhur me procesin e BE. Vuçiç shikohet si burim destabiliteti për Ballkanin Perëndimor… Pasojat e kësaj letre dhe veprimi kanë lënë shenjë dhe janë në dëm të interesave të Shqipërisë, Kosovës dhe të rajonit. Ndaj kësaj zoti Hoxha ka udhëzuar përfaqësuesit tonë në ambasadën tonë në Shqipëri, që zonjë Gërvalla ti pamundësohen kontaktet apo vizitat zyrtare në Shqipëri që është një precedent i rrezikshëm dhe i papranueshëm. Ministri duhet të kishte kërkuar një ndjesë…Më tej po në një komunikim që kanë brenda një grupi, ministri Hoxha ka reaguar ndaj një artikulli që fliste për zotin Rama dhe pastaj ka thënë ‘po ata idiote shqiptarë idiotë çfarë bëjnë atje? Kjo gjë është bërë lajm publik dhe ndaj PD ka kërkuar që zoti Hoxha të vijë në Komisionin e Jashtëm me urgjencë. Sepse tregon zellin e tepruar t’i shërbejë zotit Rama verbërisht duke dalë edhe jashtë kostumit të vet”, tha ajo.
