Monika Kryemadhi në një intervistë në “News24”, foli për reformën në drejtësi, si edhe për korrupsionin në vend.
Ajo u shpreh se për të luftuar korrupsionin thuasje nuk është bërë asgjë dhe se të gjithë bandat janë në arrati.
Kryemadhi solli në vëmendje edhe një bisedë të bërë me Eduart Halimin lidhur me reformën në Drejtësi, ‘i cili në atë kohë’ ndërsa kishte nisur reforma ishte shprehur “I kemi drejtuar vetes pistoletën në kokë”
“Unë midis klientelizmit dhe kapjes së shtetit nga bandat e drogës un zgjedh klientelizmit. Reforma në drejtësi erdhi si kërkesë nga të ashtëquatjuri shoqëri civile. I është propozuar për herë të parë presidentit të asaj kohe Bujar Nishanit që nuk ka pranuar. I është çuar Ilir Metës, që ia la zotit Xhafa që ta drejtonte Komisionin, dhe u bë komisioni i famshëm të reformës në drejtësi. Kur e kemi miratuar Eduart Halimit ka thënë i kemi vendosur pistoletën në kokë vetes tonë.. Çfarë ka ndodhur? Duhej shkatërruar një sistem drejtësie për të kapur në dorë të dy tre vetave…Kërkohej një agjendë çfarë kemi realizuar… A e mbani mend Calaverën e famshme, ishte një punonjëse spanjolle dhe rroga e saj ishte 35 mijë euro në muaj. Qëndroi nja 3 vite. Dhe një nga problemet më të mëdha që ka pasur procesi i vettigut ishte korrupsioni. McGonigal Sot është në burg dhe ka qenë një nga ndërhyrësit kryesor dhe ne rrinim indiferent. Sistemi u pa dhe duhej kapur sepse kërkohej 400 mln dollarë. Ne kemi bërë një reformë drejtësie që ka qenë si një shpenzim për prezervativë për të ruajtur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sot të gjithë bandat i ke në arratisje. S’ke asnjë të ndaluar, as paraburgim as detyrim paraqitje…Ndërkohë vazhdon lufta e paepur kundër korrupsionin”, tha ajo.
