Inxhinieri Xhevahir Gjençari ka ngritur alarmin për gjendjen ku ndodhen lumenjtë e Shqipërisë, pasi paralajmëroi se në dekadat në vijim një sërë e lumenjve do të thahen.

I ftuar në “Kjo Javë” me autoren dhe moderatoren Nisida Tufa, ai ka kërkuar nga qeveria dhe institucionet që të marrin masat e nevojshme që pasojat të minimizohen sa më shumë të jetë e mundur.

Ai ka shtuar se shkripëzimi i ujit do të jetë industria e së ardhmes dhe ajo që do të na sigurojë në të ardhmen ujin e pijshëm pas tharjes së lumenjve.

“Brenda 50-60 viteve kemi përfunduar në 7-8 mijë metër kub ujë të ëmbël për frymë, janë përgjysmuar prurjet. Jemi shtet me ujë të bollshëm por ndikimet klimaterike kanë pasoja zinxhir në ekonomi, shëndet e jo vetëm.
Ndryshimet klimaterike bëjnë që sot aktualisht janë 350 mln banorë të Gadishullit Arabik të pinë ujë të shkripëzuar.

Kemi një problematikë edhe me tharjen e lumenjve. Lana dhe Lumi i Tiranës janë të tharë për mua. Erzeni dhe Ishmi janë në proces tharje. Erzeni nuk e ngrys 2035, në 2040-2050 Osumi është i tharë, në 2040-2050 thahet edhe Shkumbini. Qeveria duhet të ketë një program. Duhet të disiplinohen të bëhen prita që uji të mos derdhet në det. Popullsia shqiptare dhe të strehohet e gjitha në vijën bregdetare. Në 1950-1975 qytetet në brigjet e lumenjve ishin më të shpeshtë të numër, tashmë po e kalojnë ata në vijën bregdetare.

Bujqësia dhe jeta urbane ka qenë e lidhur me ujërat e lumenjve, për ujitje vaditje etj.
Ç’program, ka Shqipëria për të zgjidhur këto çështje? Duhet një projekt gjithëpërfshirës.
Duhet të ndërtohet korridori turistik bregdetar që organizon strehimin dhe rregullon furnizimin me ujë të pijshëm. Shkripëzimi i ujit është industria e së ardhmes”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb