Prokuroria e Tiranës çoi për gjykim çështjen e Onkologjikut dhe ky është një lajm i mirë, theksoi gazetari Osman Stafa në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Gjatë intervistës ai theksoi se ndaj pacientë të Onkologjikut është bërë një krim, ndërsa theksoi se tashmë beson se hetimet janë në rrugë të mbarë.

“Është një lajm i mirë, e para vendoset një model që çfarë ndodh me ata mjekë që ‘trafikojnë pacientë në klinikat e tyre private’. Pra nëse në Onkologjik pretendohet nga Prokuroria se janë trafikuar pacientë drejt klinikave private, nëse dikush do e bëjë te Trauma, QSUT apo në spitale të tjera, tashmë është ngritur një precedent. Shkon në gjykatë dhe jep përgjegjësi sepse ky është fenomen i frikshme. Sepse kthehet QSUT në recepsion shkon regjistrohesh aty dhe shkon te klinika private për të bërë analiza, e vizita. Sepse kështu ti marrin lekët. Të çojnë te klinika e tyre. Pra është lajm i mirë sepse është bërë krim ndaj pacientëve të Onkologjikut. Unë dua të besoj te drejtësia, kam shpresë. Mendoj se deri tani hetimet janë në rrugë të mbarë, sa kohë po hetohet dhe çështjen e ka pasur SPAK, ka shpallur moskompetencën për 6 individë , ia ka kaluar prokurorisë së Tiranës dhe kjo e ka çuar për gjykim, tani të flasë drejtësia. Çështjen e brakiterapisë e kam bërtitur kaq shumë. U vendos në punë 8 muaj dhe u prish prapë. Gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik janë pa trajtim…Edhe petskani ishte në mungesë. Duhet të kesh 2 -3 mijë euro për të këtë që të bësh diagnostikimin që është i rëndësishëm…”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: