Ndërsa komentoi protestat e opozitës, gjatë një intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24 theksoi se nuk sjellin më asnjë ndryshim. Sipas tij protestat nuk kanë asnjë rezultat dhe se numri i pjesëmarrësve sa vjen është edhe më i ulët.

Gjithashtu gjatë intervistës, ai theksoi se kreu i PD Sali Berisha është në agoni dhe se partinë e ka degraduar, duke shtuar se figura e Berishës tashmë është  e rrëzuar.

“Rënien gjithmonë e më tepër të mbështetjes së militancës së Partisë Demokratike tek idhulli i tyre, ish-idhulli i tyre, Sali Berisha. Protestat e tyre erdhën gjithmonë e duke u rrudhur. Foltoret që bëjnë çdo të hënë janë një ritual i përzishëm. Po kjo mund të merret edhe si një apati e shoqërisë për të marrë pjesë në protesta.

Jo vetëm aq. Partia Demokratike ka ditur gjithmonë të organizojë protesta të mira.  Njerëzit sot janë më të informuar, njerëzit janë goxha të informuar dhe militantët. Dhe kam parë, të paktën nga dy mijë e njëzet e katër, kur e morën vulën, se ai ishte momenti ku thanë që jemi më të mëdhenj, më të bashkuar, më të fortë, kemi vulën, tashmë do ta rrëzojmë Edi Ramën.

Premtimet e Sali Berishës për të rrëzuar Edi Ramën kanë qenë që në çdo tre muaj do ta kishte rrëzuar. Kjo është një lloj ngopje e madhe që ka ndodhur dhe me militancën, dhe me këdo njeri me dy pare mend në kokë. Dhe ata njerëz, pavarësisht se nuk e thonë, nuk e flasin, nuk e artikulojnë, e ndjejnë brenda vetes ftohjen që kanë me këtë lloj sjelljeje, me këtë lloj qasjeje, me këtë lloj personazhi politik. Dhe mos duket çudi, unë nuk e di si do të ishte rezultati, por çdo kandidat i mundshëm në këtë garë do të merrte një numër domethënës mbështetje në vota, që do të rrëzonte pastaj diçka tjetër. Këtë do ta rrëzonte, ta them që tani.

Do të rrëzonte monumentin e besnikërisë dhe të idhujtarisë që ky njeri beson që ka tek demokratët. Kjo është t’i heqësh tullën e fundit Sali Berishës. Dhe është në degradim final.

Ky, me sa duket, është interesi i vetëm se përse qëndron fort aty dhe do të mbajë gjithmonë një parti besnikësh, e rrudhur, por besnikësh. Kështu që kjo është, ky është destinacioni i fundit i kësaj partie, derisa në një moment tjetër, me sa duket, të sfidohet nga një tjetër lëvizje partiake”, shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: