Trajneri i Egnatias, Nevil Dede analizoi fitoren 2-0 në debutim ndaj Partizanit.
“Është një fitore që meritë është e gjithë çunave. Pastaj për mua ka vlerë stafi dhe drejtori Klejdi për bashkëpunimin në këto dy ditë. E rëndësishme dhe të luanim pisët, jo në profilin e kampionit. Por në profilin për t’i fal fushë kundërshtarit. Besoj se djemtë kuptuan që jo në çdo moment duhet të shkojmë si favorit, por të mendojmë të kemi dhe ekuilibra. Ky është vazhdim i punës së Tetovës, që e falenderoj që kam gjetur këtë ekip. Kjo është e gjitha për punën që kemi bërë bashkë në dy ditë.
Duke marrë parasysh pikat e forta të Partizanit, arma e fortë janë tranzicionet e shpejta. Kanë tre lojtarë që punojnë shumë përpara, menduam 3 kundër 3 në mbrojtje. Gjithmonë me dyfishim nga krahët të Haime dhe Fangajt. Për mua, Albanese ka shumë kualitet dhe do që të jetë gjithmonë pranë boksit. Të prekë topin, të jetë aktiv dhe pjesëmarrës në aksione. Besoj se bëmë mirë në mënyrën si e kishim ndërtuar strategjinë, nuk donim të luanim shumë me topin. Për të vetmen arsye se Partizani donte të presonte 3 kundër 3.
Albanese kërkoi të punonte pas kurrizit të dy mesfushorëve të Partizanit. Doja të ishim në superioritet, ja arritëm në shumë momente. Të gjitha aksionet nuk shënohen gol, por më e rëndësishme që këto djem kanë cilësi të madhe. Meritë e stafit, jo e imja.
Të jem i sinqertë, i thashë skuadrës që nuk i shoh vetëm si futbollistë, presidentin si president dhe drejtorin si drejtor. Shoh disa burra që kanë mundësi të bëjnë gjëra të mëdha, dhe sot e treguan. Nuk mundëm një kundërshtar të lehtë. Partizani ka kohë që ka automatizim të skemës dhe cilësitë e 5-6 lojtarëve të fortë në pozicionet e tyre. Jemi kampionët në fuqi, unë pasoj punën e Tetovës që e përshëndes për punën dhe skuadrën që kam gjetur, dhe do mundohemi të luftojmë për të gjitha objektivat që ka klubi. Dihet që janë titulli dhe Kupa e Shqipërisë. Dua të jemi ne sfidantët. Është sfidë që të luftosh për vitin e tretë radhazi. Nuk ka kaluar i qetë ky sezon. Nëse mendja qetësohet pak, djemtë kanë shumë potencial. Shumë mungesa ishin sot të deklaruara”, u shpreh Dede.
