Adriatik Lapaj në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka shpjeguar draftin e propozuar, duke u ndalur edhe te koalicionet parazgjedhore.

Gjatë intervistës, ai ka theksuar se është pragun elektoral, ndërsa shtoi se drafti ka në themel një sistem proporcional kombëtar me një zonë zgjedhore me prag 4 % me koalicione parazgjedhore dhe reformim të KZAZ.

“Forumi i dialogut politik që drejtohet nga zoti Hasimja ka disa muaj që ka dalë dhe po angazhohet në krijimin e një kohezioni në opozitë. Kanë bërë disa tryeza ku ne nuk kemi qenë, sepse nuk kemi gjykuar që ka pasur diçka konkrete. Ne kemi shkruar dhe propozuar një draft tonin, kjo nuk do të thotë se është përjashtues për të tjerët secili mund të çojë draftin e vet. Drafti që kemi çuar në PD e ka dakordësuar të paktën deri tani. Drafti ka në themel një sistem proporcional kombëtar me një zonë zgjedhore me prag 4 % me koalicione parazgjedhore dhe reformim të KZAZ. Ndryshimi i Kodit Zgjedhor që ne propozojmë është edhe njohja e koalicioneve parazgjedhore klasike si ato që kanë qenë para ndryshimeve të fundit. Drafti që ne kemi propozuar ka në themel një zonë zgjedhore, që do të thotë e gjithë Shqipëria, pra edhe për 140 deputetë jo 100. Pra 140 kandidatë në listë që garojnë në të gjithë Shqipërinë. Kjo që kemi propozuar nuk është se e kemi vendosur, ne mendojmë kështu. Janë tre variante, një parti garon e vetme dhe mendon që e kalon pragun 4 %, varianti i dytë është që partitë e reja mund të bëjnë një koalicion dhe varianti i tretë është që gjithë opozita të bëjë koalicion. Dhe pragu 4 % është kur t’i je parti e vetme dhe në rast se bëhesh koalicion brenda koalicionit nuk duhet të kalosh 4%, mjafton ta kalojë koalicioni pra nuk të kërkohet prag. Kandidatët e tu do duhet të kenë marrë numrin e votave që të kalojnë në listë të hapur”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb