Elbasani fitoi 3-0 ndaj Dinamos në “Air Albania”, në ndeshjen e dytë të javës së dytë të Final Four. Sfida ishte “malore” për dinamovitët që në minutën e 23-të, pas daljes me karton të kuq të Gudiabi.

Skuadra e Gvozdenoviç zgjidhi takimin shumë shpejt falë dopietës së Sage. Brenda fraksionit të parë, Diallo thelloi edhe më shumë shifrat. Në pjesën e dytë ritmi ra ndjeshëm dhe mjaftoi menaxhimi i rezultatit për të marrë këtë sukses të rëndësishëm.

Elbasani shkon kështu në ndeshjen e fundit të Final Four me 34 pikë, po aq sa Egnatia kryesuese. Në sfidën e fundit, skuadra nga Elbasani përballet me Vllazninë, ndërsa luhet edhe Egnatia-Dinamo. 90-minutëshat e fundit janë të planifikuara të luhen me 31 maj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: