Ish-deputeti i PS-së, Denis Deliu, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka komentuar debatet mbi integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe standardet demokratike në raport me Bashkimin Europian.

Sipas tij problematika të lidhura me proceset zgjedhore ekzistojnë edhe në vende anëtare të BE-së, duke përmendur raste si Hungaria dhe Greqia.

“Ka shumë vende të BE që kanë probleme me zgjedhjet. Hungaria kishte së fundmi, Greqia ka pasur probleme me zgjedhjet. Në Greqi ke edhe deputetë të arrestuar për lidhje me krimin. Ka raste të kërcënimit të zgjedhësve”, u shpreh ai.

Duke folur për situatën politike në Shqipëri, ish-deputeti socialist tha se gjatë eksperiencës së tij parlamentare është ndjerë mungesa e opozitës në jetën institucionale.

“Në eksperiencën time e kemi ndjerë mungesën e opozitës në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare. Ka pasur braktisje në diskutimet e ligjeve dhe braktisje të mandateve”, deklaroi Deliu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb