Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Lumbardh Dellova, është pranë kalimit te gjiganti ukrainas, Dinamo Kiev.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari ukrainas, Alex Ivançenko. Siç raportohet, 27-vjeçari me klubin me më së shumti tituj të fituar në Ukrainë, është në bisedime të avancuara me drejtuesit e klubit.

Dellova iu bashkua CSKA Sofjes në korrik të vitit 2024. Për klubin bullgar, Dellova ka shënuar katër gola dhe dy asistime në 65 ndeshje.

Dellova në Kosovë ka luajtur edhe për Ballkanin dhe Prishtinën si dhe Hajdukun e Splitit në Kroaci.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb