Bota e futbollit është në zi për vdekjen e Marios Oikonomou, ish-mbrojtësit grek me një karrierë të gjatë në ligat italiane me klubet Cagliari, Bologna, SPAL, Bari dhe Sampdoria. Futbollisti ndërroi jetë në moshën 33-vjeçare, nëntë ditë pas një aksidenti të rëndë automobilistik, në të cilin u përfshi teksa po udhëtonte me motoçikletën e tij në qytetin e lindjes, Janinë.

Sipas raportimeve të para, motoçikleta e drejtuar nga Oikonomou u përplas me një automjet. Mbrojtësi pësoi dëmtime të rënda në kokë si pasojë e përplasjes dhe u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale kritike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: