Sot mbahet protesta e 37 kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët njëzëri kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Qytetarët kanë mbushur sheshin Skëndërbej ndërsa bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, duke argumentuar edhe arsyet përse dalin në protestë, duke nisur nga korrupsioni, keqqeverisja dhe shumë të tjera.
“Unë jam me kancer. U shkatërrua Shqipëria. Protestojmë për të drejtat tona të mohuara. Para votimeve, ky thotë më ka dhënë votat, i kanë vjedhur. Jo t’i blesh edhe të krenohesh. Të krenohesh me të vjedhurat, është turp. Çohuni të gjithë, edhe pensionistë….U jep vetëm lëmoshë.
“Moshatarët e mi largohen nga Shqipëria. Nuk duan të rrinë sepse nuk kanë asnjë mundësi për një jetë dinjitoze. Dhe kjo është një nga gjërat që mua si i ri më prek. Mungesa e institucioneve dhe mosdëgjimi i të rinjve”, u shpreh një i ri.
“Ka pafund arsye për të protestuar. Të gjitha arsyet janë treguar. Ajo video për kushte skandaloze që janë në spitalin Onkologjik, janë gjithashtu arsye”, tha një tjetër protestues.
