Aktivistja Arvina Lleshi në protestën e 55 kundër qeverisë, u shpreh se protestuesit kundërshtojnë situatën ekonomike, politikat sociale dhe vendimmarrjet e qeverisë.

Ajo përmendi edhe ‘The Albanian Files’, përdorimin e të dhënave të tyre nga patronazhistët, çmimet e larta, e situatën në spitale.

Meqenëse shumë pushtetarë nuk e kanë kuptuar akoma pse ne po protestojmë, disa studentë kanë nxjerrë një listë me 10 arsye se pse ne po protestojmë.

“Protestojmë sepse Shqipëria vazhdon të ketë pensionet më të ulëta në Europë. Protestojmë për “The Albanian Files”, sepse të dhënat tona janë përdorur politikisht nga patronazhistët. Protestojmë sepse i keni lënë studentët pas dore. Protestojmë për çmimet e larta të ushqimeve.

Protestojmë sepse qytetarët nuk bëjnë dot plazh për shkak të resorteve private që ju favorizoni. Protestojmë për lekët e tërmetit që nuk ua keni dhënë akoma shqiptarëve. Protestojmë sepse shqiptarët detyrohen të paguajnë shërbime në privat, pasi në spitalet publike u mungon shërbimi. Protestojmë për Ligjin nr. 21/2024.

Protestojmë sepse paga mesatare në Shqipëri nuk del as për bukën e gojës. Dhe një thirrje të fundit, sot protestojmë që nesër të ndryshojmë”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb