Një zjarr ka rënë sot në dy banesa në lagjen “Çlirim” në qytetin e Beratit. Zjarri ka nisur fillimisht nga bahçet e këtyre dy shtëpive të pabanuara dhe më pas është përhapur me shpejtësi,i favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e ngrohtë. Kanë qenë banorët ata që kanë nioftuar zjarrëfikësit,që kanë mbërritur në zonë me 3 mjete,ndërkohë që në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forca të shumta policie.

Zjarri u përhap edhe drejt çatisë së një shtëpie monument kulture por ndërhyrja në kohë e zjarrëfikësve lokalizoi shpejt flakët, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Forcat zjarrëfikëse ndodhen ende në zonë,për të monitoruar vatrat ende të nxehta dhe për të shmangur shpërthimin sërish të zjarrit. Pranë zjarrit ka qenë edhe një mjet tip “Ford”, i cili u dëmtua në pjesën e përparme, por fatmirësisht u lëviz nga vendi.
Sipas burimeve të zjarrëfikësve në vendngjarje,zjarri dyshohet të ketë qënë i qëllimshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb