Një protestues, gjatë tubimit para Kryeministrisë, i ka bërë thirrje kreut të SPAK-ut, Klodian Braho, që të arrestojë kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ai deklaroi se, në të kundërt, kreu i Prokurorisë së Posaçme duhet të japë dorëheqjen.

“Sot nuk flet një parti, por ndërgjegjja e një populli. Jemi mbledhur këtu për Shqipërinë, pasi nuk është pronë e asnjë qeverie, e asnjë partie apo politikani. I bëj thirrje Brahos, nëse ti nuk arreston Ballukun, Edi Ramën, jep dorëheqjen. Ik! Largohu, se ti nuk po bën detyrën tënde. Çdo shqiptar është zgjuar. Ne jemi të vetëdijshëm se Balluku ka vjedhur. 300 milionë euro tunelin e Llogarasë, dhe kushedi sa pasuri ka. Atdheu është në rrezik kur ligji nuk zbatohet për të gjithë. Aeroporti është i Kastratit. Ai duhet të hetohet nga SPAK. Çdo aeroplan që ngrihet në aeroport dhe largohet, mban ëndrra që thyhen dhe njerëz që qajnë. Klodian Braho, jep ti i pari dorëheqjen, se s’po e bën detyrën.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: