Biznesmeni Erlind Xhindi ka mbajtur fjalën e tij gjatë protestës para Kryeministrisë, ku ka sulmuar qeverinë dhe ka komentuar reformën territoriale, duke u bërë thirrje qytetarëve të reagojnë.
Gjatë fjalës së tij, ai përdori edhe ironi në lidhje me videon e publikuar sot të kryeministrit Edi Rama në Dhërmi.
“Prej kohësh ka pasur dëgjesa publike, majtas e djathtas, nga patronazhistët për reformën territoriale. Ata po shmangen nga përgjegjësitë. O palaço, i humbe të dyja.
Respekt maksimal për banorët e Poliçanit, që dogjën teserat e PS-së. Të gjithë qytetarët e bashkive që rrezikojnë të shkrihen nga ky shfarosës, të protestojnë, të djegin teserat dhe çdo gjë që ka lidhje me këtë qeveri.
Kam një thirrje edhe për ata kryetarë bashkish që bëjnë si gjynafqarë. Populli e bëri zgjedhjen, bëjeni edhe ju, ndani rrugët me këtë maskara. Politika bëhet me rregulla, jo me komunizëm dhe patronazhistë.
Kryehajduti është në Dhërmi sot, se na erdhi një video. Gjoja e ka kapur dikush padashje. Një merak kam, kujdes se mos na vjen shtatzënë këtë herë. Latë nam, na morët fytyrën. Keni një huq të keq, sidomos ata që të ndjekin ty. Pas teje do të ngelen shtatzënë Balla, Gonxhja dhe burrat e PS-së. O palaço, na morët fytyrën në gjithë botën”, u shpreh Xhindi.
