Në protestën e 69-të kundër kryeministrit Edi Rama, një prej pjesëmarrësve ka hedhur akuza ndaj klasës politike, duke deklaruar se qytetarët duhet të bashkohen për ndryshim.

Protestuesi u shpreh se parlamenti aktual nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve dhe kritikoi marrëdhëniet politike mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

“Edi Rama ish-kryeministër ai Parlament banditesk i pazarit Rama-Berisha, le t’i mbajnë aty dhe t’i bëjnë fresk njëri tjetrit. Ai parlament ka marrë fund. Janë të inkriminuar…Këtë shesh, ku na sjell korrupsioni , pazari Rama Berisha…Nuk do të lejojmë që fryma e Ramës dhe Berishës të prekin protestën. Kjo protestë ka kapur mat Berishën edhe Ramën. Sepse janë të inkrimiuar. I kërkoj intelektualëve, ju lutëm vrisni frikën. Trima pas luftë dalin shumë, por duhet të jepni kontribute sot…”, shpreh një tjetër protestues në revoltën e 69 kundër Ramës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb