Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimit. Prej 69 ditësh shqiptarët protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama.
Ata janë shprehur të qartë se kërkesa për dorëheqjen e Ramës është e panegociueshme.
Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar dhe se nuk do të tërhiqen pa u përmbushur kërkesat e tyre.
Para Kryeministrisë janë dëgjuar thirrje si: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet” dhe “Bashkimi bën fuqinë”.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa kanë paralajmëruar përshkallëzim të aksionit, përfshirë bllokime rrugësh, nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.
