Manchester City vazhdon të investojë për të ardhmen. Klubi anglez ka arritur marrëveshje me Palmeiras për transferimin e talentit brazilian Allan Elias. Operacioni kap vlerën e 40 milionë eurove, nga të cilat 37.5 milionë janë shumë fikse, ndërsa pjesa tjetër parashikohet në formën e bonuseve.
Allan, 22 vjeç, është një lojtar ofensiv dhe shumëfunksional, që është afirmuar te Palmeiras. Për të kishte interes edhe nga klube të tjera të Premier League-s, por Manchester City ka arritur të mbyllë marrëveshjen me klubin brazilian.
Pas 96 ndeshjeve, 9 golave dhe 12 asistimeve me Palmeiras, Allan tashmë pritet të nisë aventurën e tij në Angli. Një tjetër investim i Manchester Cityt në një talent të ri, në kuadër të projektit për të ndërtuar skuadrën e së ardhmes
