Zbardhen detaje nga Konferenca e Kryetarëve, që u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa mbledhja u shoqërua me debate. Gazetari Ergys Gjençaj, në një raportim live për News24, tregoi pikat që ndanë qëndrimet e mazhorancës me ato të opozitës, duke bërë që seanca të dështojë.

PS kërkoi që Reforma Territoriale të futej në rend dite më 8 tetor, për t’u miratuar në Kuvend, kërkesë që s’u dakordësua nga PD-ja.

“Mëngjesin e sotëm ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve rreth orës 09:00. Konferenca u shoqërua me debate, ndërsa caktimi i kalendarit të punës ka qenë momenti kur u ndezën shkëndijat dhe nisën debatet. PS propozoi që projektligji përkatës të kalojë në seancën plenare të 8 tetorit për reformën administrative-territoriale. Sipas PD-së, konkretisht Gazment Bardhit, kjo pikë duhet të shtyhet. “S’duhet të kemi një seancë të tillë, pasi duhet shtyrë”, me pretendimin se nuk janë bërë konsultimet e nevojshme.”, tha Gjençaj.

Propozimi i PS-së për shkrirjen e 15 bashkive të vogla është kundërshtuar nga banorët e këtyre zonave, ndërsa ata janë ngritur në protestë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: