Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës së të hënës, në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, ndërsa automjeti është përfshirë tërësisht nga zjarri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia dyshon se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve, po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth, me qëllim identifikimin e personave që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: