Mile Svilar po përjeton një situatë të veçantë dhe aspek normale në karrierën e tij. Portieri i Romës është shpallur për të dytin sezon radhazi më i miri i Serie A, por pavarësisht formës së shkëlqyer, nuk është pjesë e asnjë kombëtareje.
Svilar ka lindur dhe është rritur në Belgjikë, ndërsa në vitin 2021 vendosi të luante për Serbinë, duke debutuar në një miqësore ndaj Katarit. Vetëm një paraqitje, por që sipas rregullave të FIFA-s konsiderohet zyrtare dhe e pengon të përfaqësojë një tjetër kombëtare. Pas asaj ndeshjeje, Svilar ndryshoi qëndrim dhe zgjodhi Belgjikën, pasi disponon edhe shtetësinë belge.
Megjithatë, deri tani nuk ka mundur të luajë për “Djajtë e Kuq”, ndërsa edhe rikthimi te Serbia duket i vështirë. Avokatët e portierit po punojnë për çështjen, por shanset për ta parë Svilari në kombëtaren belge dhe si pasardhës të Thibaut Courtois mbeten të pasigurta. Ndërkohë, portieri i Romës vazhdon të konfirmohet në elitën e futbollit italian, duke fituar për herë të dytë radhazi çmimin si portieri më i mirë i Serie A.
