Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur në emisionin “Minuta e Parë” për çështjet gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Belinda Ballukut, ndërsa ka ngritur akuza edhe për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni.

Balliu ka pretenduar se SPAK duhet të kërkojë sërish arrestimin e Ballukut dhe ka vënë në pikëpyetje faktin që Hyseni vijon të jetë në detyrë, duke përdorur atë që ai e cilëson ‘ushtarin’ e saj.

“Kush e pengon SPAK-un që të bëjë një tjetër kërkesë për arrestimin e Ballukut? Dolën vilat, ka prova të tjera. Çfarë i pengon? Ilir Meta ngelet në burg. Po për Vlora Hysenin çfarë e pengon që ta arrestojnë? Ajo vazhdon të jetë ende në detyrë. U vendos në krye ushtari i saj. Paraburgimi është kthyer në modë, por jo për këta. Janë rreth 60% e rasteve janë të paraburgosur. E kam për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin. Se kemi në paraburgim njerëz që nuk paguanin drita. Po më fal, këtu po të vjedhësh para dhe dënohesh deri në 5 vite, s’do bësh burg?!”, deklaroi Balliu në “Minuta e Parë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: