Trajneri i Spanjës, De La Fuente doli në konferencë para ndeshjes ndaj Kroacisë.
“Ata janë një ekip fantastik me super lojtarë. 7-0? Një rast i papritur, si humbja e Brazilit ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës 2014 ose 6-0 e Spanjës ndaj Gjermanisë”.
“Do të jemi të motivuar dhe do të na pëlqejë të luajmë në ambiente të tilla. Është fantastike të ndiesh pasionin dhe mbështetjen e turmës, qofshin pro apo kundër”. Një fragment nga komentet kishte të bënte me opsionet e mundshme teknike dhe taktike të trajnerit: “Yamal? Kam folur tashmë se sa e vështirë është të luash katër ndeshje. Duhet të fusim në fushë një ekip që është në gjendje të përsosur. Do të doja të nënvizoja një gjë të rëndësishme: askush nuk do të luajë më shumë se 270 minuta. Yamal ka luajtur dy nga tre ndeshje, ashtu si edhe Laporte. Po luajmë për kualifikim”.
