Merkatoja e bllokuar në javën e parë u harrua. Edhe problemet në skuadër. Dëmtimet dhe çdo problem tjetër. Për Tiranën tani është koha që të fi tojë derbin. E nis nga një bazë e mirë. Ka fi tuar sfi dën e fundit me ekipeve në 25 prillin e shkuar. Dy humbje, një fi tore dhe dy barazime nuk janë as shumë dhe as pak.
Tirana mund të flasë për një skuadër të re, për ndryshime të shumta, për lojtarë që ende po përshtaten me njëri-tjetrin dhe për një projekt që kërkon kohë. Të gjitha këto argumente kanë logjikën e tyre dhe janë të kuptueshme në një sezon ku bardheblutë kanë ndryshuar ndjeshëm. Por ka një ndeshje ku këto arsye peshojnë më pak. Është derbi. Përballja me Partizanin nuk është thjesht një tjetër takim i kampionatit. Është ajo ndeshje ku niveli i skuadrës matet edhe përtej tabelës së klasifi kimit, formës së javëve të fundit apo kohës së nevojshme për t’u konsoliduar. Në derbi, presioni është tjetër, ritmi është tjetër dhe mbi të gjitha kërkohet karakter. Prandaj Tirana shkon drejt kësaj sfi de me një pyetje të madhe përpara. Kush do ta marrë skuadrën për dore?
TIRANA KËRKON LIDERIN E DERBIT
Në një ndeshje ku taktika shpesh mund të prishet nga emocioni dhe ku një moment i vetëm mund të ndryshojë gjithçka, bardheblutë kanë nevojë për lojtarë që të marrin përgjegjësi. Nuk mjafton vetëm një skemë e mirë apo një organizim i saktë. Duhet dikush që të dalë përpara në momentet kur skuadra ka nevojë për një zgjidhje. Në këtë pikë, Tirana ka disa kandidatë. Redon Xhixha është një prej emrave që natyrshëm të shkon në mendje kur fl itet për një lojtar që mund të vendosë një derbi. Sulmuesi ka eksperiencë dhe e njeh mirë peshën e këtyre ndeshjeve. Në një takim ku hapësirat mund të jenë të pakta, një aksion individual, një lëvizje në zonë apo një moment instinkti mund të bëjë diferencën. Tirana do të ketë nevojë për versionin e tij më të rrezikshëm. Drilon Hazrollaj është një tjetër emër që mund të marrë këtë rol. Talenti dhe aftësia për të krijuar avantazh në situata një kundër një e bëjnë një prej lojtarëve që mund të ndryshojë ritmin e një ndeshjeje. Nëse Partizani arrin ta kontrollojë lojën, Tirana do të ketë nevojë për dikë që ta çajë këtë ekuilibër dhe Hazrollaj mund të jetë një prej alternativave kryesore. Pastaj është Fredi Alvarez, një tjetër lojtar nga i cili pritet të sjellë kreativitet dhe zgjidhje në një ndeshje ku hapësirat mund të jenë të kufi zuara. Derbi kërkon personalitet edhe në mesfushë dhe Tirana do të ketë nevojë për lojtarë që nuk fshihen kur presioni rritet. Ndërsa Kish mund të jetë një prej pikave të rëndësishme të skuadrës në një tjetër aspekt. Përveç asaj që mund të japë me topin, përvoja dhe qetësia e tij mund të jenë të rëndësishme në një ndeshje që mund të luhet në kufi jtë e nervozizmit. Katër emra, katër profi le të ndryshme, por e njëjta përgjegjësi. Dikush duhet të bëjë një hap përpara.
PESË JAVË MJAFTOJNË PËR PYETJET
Tirana ka pasur vetëm pesë javë për të ndërtuar një identitet të ri. Është pak për të dhënë një verdikt përfundimtar, por mjaftueshëm për të kuptuar se ku janë pikat e forta dhe ku duhet përmirësim. Prandaj derbi nuk duhet parë vetëm si një ndeshje për tri pikë. Është një test për atë që është ndërtuar deri tani. Bardheblutë mund të jenë ende në proces. Mund të kenë nevojë për kohë. Mund të ketë lojtarë që ende nuk kanë arritur formën e tyre më të mirë. Por ndaj Partizanit, Tirana do të përballet me një nga ato momente ku procesi duhet të tregojë shenja konkrete. Sepse një projekt nuk matet vetëm kur gjithçka shkon sipas planit. Matet kur përballë ke presionin, rivalitetin dhe një kundërshtar që të kërkon maksimumin.
