Në vazhdën e debateve mbi arbitraritetin e vendimeve të qeverisë, në Vlorë u bë një takim për muzeun hebre. Historiani pëllumb Xhufi pati një qasje konstruktive mbi raportin mes kulturave.
Ndërtimi i muzeut të hebrenjve në Vlorë, vijon të nxisë debate. Ajo që nisi si protestë për mbrojtjen e një godine historike në Vlorë, është kthyer tashmë në një debat më të gjerë, që përfshin faktet historike dhe përparësitë e buxheteve të shtetit shqiptar. Diskutimet janë në fakt kundër vendimeve arbitrare, jo kundër një kulture apo një etnie.
Së fundmi, historiani Pëllumb Xhufi në një aktivitet publik doli me propozimin e tij. “Ne s’kemi, muzeumet tona i kemi mizerabël, e mira është që një dhomë në një muze etnografik shumë të mirë, një dhomë ¼ e saj, për hebrenjtë dhe ruhet dimensioni, u lëmë diçka edhe më shume se ç’u takon. Ose një shtëpi përdhese, jo të sfidojë”, tha Xhufi.
Kritika pati edhe për formën arkitekturore që del jashtë modelit urbanistik.
