Aktivisti Edison Lika u shpreh se klasa politike e korruptuar duhet të largohet. Në protestën e 133 kundër qeverisë.

Lika bëri thirrje që shqiptarët të bashkohen masivisht në shesh për të larguar qeverinë.

“Ditën e sotme vendimi i gjykatës ka dekriminalizuar vezën. Gjykata tha se arrestimi im dhe i Fatjonit ka qenë i paligjshëm. Para disa ditësh kur Ramën e kapëm te QSUT, i thanë që nuk do ketë Gardë, polici apo Ushtri që të të mbrojë. Edhe parmbrëmë nuk e mbrojtën dot dhe as nuk kanë për ta mbrojtur. Nga sot I themi se kudo që e shohin atë tradhtar le t’I njollosim me vezë. Kemi vullnetin që secili prej nesh t’I tregojmë se jemi kundër qeverisë kriminale. Me aksionet tona me veprimtarinë tonë duhet të jemi aty ku na thërret atdheu. Sot po shitet Shqipëria me çdo ligj që këta miratojnë. Ndaj le të jemi këtu përditë. Ju kërkoj të gjithëve të bashkoheni në shesh, me një vezë këtij regjimi i hyn frika në palcë. Këta janë frikacakë, thjesht fshihen pas kartonit. Rama ikën si mi, ju them shqiptarëve mos keni frikë sepse është frikacak që fshihet pas kartonëve. Me shqiptarët e bashkuar do të ikë nga sytë këmbët. Ne nuk e kemi lidhur besën as me Braçen as me Ballukun as me Spiropalin, të tre e kanë vendin në burg”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: