Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e studentëve, e cila është njoftuar të mbahet më 13 tetor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Përmes një deklarate, Vatnikaj u shpreh se të rinjtë kanë shumë arsye për të protestuar kundër qeverisë dhe klasës politike, të cilën e akuzoi për korrupsion.

Sipas saj, studentët janë përgjigjur duke organizuar protestën, ndërsa ajo ftoi të rinjtë që t’i bashkohen tubimit për të kërkuar ndryshimin.

“Studentët janë përgjigjur dike njoftuar organizimin e tyre më 13 tetor në orën 14:00 te Ministria e Arsimit. Studentët kanë qindra arsye për të qenë në shesh për të qenë kundër klasës politike të korruptuar. Thirrja ime është për çdo të ri, bashkohuni se kombi ju thërret”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb