Aeroporti i Nurembergut në Gjermani pezulloi fluturimet të martën, pas një emergjence në aviacion që shkaktoi alarm te autoritetet. Shkaku i incidentit nuk është bërë ende i ditur zyrtarisht. Sipas gazetës gjermane “Bild”, një burim policor bëri të ditur se autoritetet dyshonin për një emergjencë të mundshme gjatë fluturimit, por ky informacion nuk ishte konfirmuar zyrtarisht.

Aeroporti u mbyll pak para se të ulej një avion që vinte nga ishulli grek i Korfuzit. Fluturimi i kompanisë “Corendon Airlines” ishte planifikuar të mbërrinte rreth orës 12:15, ndërsa sipas të dhënave të “Flightradar24”, avioni u ul në mënyrë të sigurt në orën 12:16.

Një zëdhënës i aeroportit konfirmoi se avionë luftarakë të tipit Eurofighter shoqëruan avionin nga Korfuzi përpara uljes.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, aeroporti nuk dha detaje të mëtejshme për arsyet e pezullimit të fluturimeve, duke bërë të ditur se do të ketë informacione të tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: