Studentët e Fakultetit të Mjekësisë vijojnë marshimin në qendër të Tiranës, duke shoqëruar protestën me thirrjet “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”. Të rinjtë po ecin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa destinacioni i tyre është Ministria e Arsimit, ku pritet të grumbullohen në vijim të protestës kundër qeverisë.

Marshimi vjen një ditë pas protestës së studentëve, e cila nisi pranë Ministrisë së Arsimit dhe vijoi për rreth nëntë orë në disa zona të Tiranës. Tubimi i së martës u shoqërua me përplasje me policinë dhe pretendime për dhunë ndaj protestuesve.

Edhe këtë të mërkurë, studentët dhe gjimnazistët kanë vijuar reagimin, duke bojkotuar mësimin dhe duke dalë në rrugë. Protestuesit kërkojnë ndryshime politike, ndërsa thirrjet e tyre janë drejtuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: